Makina merr flakë në ecje në aksin Fier-Patos, përfundon në spital shoferi dhe pasagjeri

Një automjet tip “BMV’ është përfshirë nga flakët ndërsa kanë mbetur të lënduar shoferi dhe pasagjeri.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën nacionale Fier-Patos në vendin e quajtur Portez, ku mësohet se mjeti ka qenë në ecje në momentin që ka marrë flakë dhe më pas ka përfunduar në kanalin anësor të rrugës.
Paraprakisht dyshohet se automjeti ka marrë flakë për shkak të një defekti teknik, ndërsa të lënduarit janë dërguar në spitalin e Fierit për mjekim.
Në vendngjarje ka shkuar zjarrfikësja e Fierit.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




