Pushimet në Shqipëri, “Albania” fjala e dytë më e kërkuar nga italianët në rrjetet sociale

Një analizë e kryer nga kompania “Arcadia” në Itali, ka zbuluar një sërë tendencash sociale që kanë tërhequr vëmendjen e italianëve në internet këtë vit.
Sipas së përditshmes “Panorama”, tre emrat e këruar më së shumti në rrjetet sociale ishin “paga minimale”, “Shqipëria” dhe “akcizë”.
Sipas matjeve të platformave “Live Insights Blogmeter” dhe “Fanpage Karma” fjala “pagë minimale” është renditet e para duke u përmedur mbi 32 630 herë gjatë tre javëve të para të gushtit. ”Shqipëria” zuri vendin e dytë, me 28 890 përmendje.
Por, vera e italianëve nuk u kufizua vetëm në këto dy tema.
Fjala ”akcizë” zuri vendin e tretë, me 23 130 përmendje, e më pas edhe nga fjala ”faturë” me 15 180.
Megjithatë fjalët ”Pagë minimale” dhe ”Shqipëri” spikasin në këtë publikim duke marrë një vëmendje të jashtëzakonshëm prej 61,52% që nga fillimi i muajit.
Vlen të theksohet se kur bëhet fjalë për “pagën minimale”, përmbajtja me më shumë interes ishte një video e shpërndarë nga Giorgia Meloni në TikTok, e cila grumbulloi 1,6 milionë shikime.
Gazetar Artur Mata
/ rtsh /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




