Lufta në Ukrainë, Zelensky: Biseda me Trumpin, produktive

Zgjedhjet në SHBA | 2 vite më parë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka deklaruar se ai ka zhvilluar një bisedë produktive me presidentin e sapozgjedhur të SHBA-ve, Donald Trump.

“Ende nuk dimë se cilat do të jenë veprimet e tij specifike. Por ne shpresojmë që Amerika do të bëhet më e fortë. Ky është lloji i Amerikës që i duhet Evropës. Dhe një Evropë e fortë është ajo që i duhet Amerikës”, është shprehur Zelensky.

Presidenti ukrainas përsëriti mesazhin e tij se Kievi do të ndjekë “paqen përmes forcës” në vend të lëshimeve të territorit ose neutralitetit.

“I takon Ukrainës të vendosë se çfarë duhet dhe çfarë nuk duhet të jetë në rendin e ditës për përfundimin e kësaj lufte. Çdo vend, çdo lider që respekton ligjin ndërkombëtar dhe ulet në tryezë duhet të kuptojë se grabitqarët gjithmonë kërkojnë gjithnjë e më shumë”, ka theksuar presidenti ukrainas.

Donald Trump ka pohuar vazhdimisht se lufta Ukrainë-Rusi nuk do të kishte filluar nëse ai do të kishte qenë president.

Ai është zotuar se do t’i japë fund luftës, ndonjëherë edhe duke pretenduar se do të ndalonte konfliktin shumëvjeçar përpara se të merrte detyrën. Në korrik, ai tha se mund ta zgjidhte konfliktin brenda një dite.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme