Mbyllen votimet në tre shtete në SHBA, flet John Kerry: Mund të kemi precedentë si zgjedhjet e kaluara

Zgjedhjet në SHBA | 2 vite më parë

Ish-kandidati demokrat për president John Kerry – i cili humbi përballë George W. Bushit në vitin 2004  ka deklaruar se ai beson se zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund të mos japin verdiktin final deri ditën e nesërme.

Duke folur nga Bostoni për BBC-në ai thotë se gara është e ethshme.

“Do të kemi disa indikacione nga eksperiencat e mëparshme si ajo e shtetit të Xhorxhias, Arizonës, Nevadës dhe Karolinës së Veriut. Këto shtete mund të na tregojnë shumë dhe ky mund të jetë një tregues kryesor se çfarë mund të ndodhë në të ashtuquajturin murin blu të Wisconsin, Michigan dhe Pennsylvania”, tha Kerry duke renditur shtetet kyçe.

Ndërkaq, vendvotimet janë mbyllur në tre shtete të tjera, përfshirë Karolinën e Veriut. Teksa ora amerikane shënon 19:30, dhe 1:30 pas mesnate me orën europiane qendrat e votimit janë mbyllur në tre shtete të tjera: Ohio, Virxhinian Perëndimore dhe shteti i fushëbetejës së madhe, Karolina e Veriut.

Dy shtete ku ka fituar Trump, Indiana dhe Kentucky, dhe në Vermonti ku ka fituar Kamala Harris. Këto rezultate nuk janë befasuese pasi pasqyrojnë mënyrën se si këto shtete kanë votuar tradicionalisht gjatë viteve.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme