Kërcënimet me bombë shtyjnë mbylljen e 15 qendrave të votimit në Xhorxhia, FBI: Janë me orgjinë ruse

Sekretari i Shtetit të Xhorxhias Brad Raffensperger ka deklaruar se 12 vende votimi kanë zgjatur procesin e votimit dhe nuk janë mbyllur ende për shkak të kërcënimeve me bomba me origjinë ruse.
Sipas Raffenspergerit, gjashtë lokacione votimi në kontenë DeKalb, pesë në kontenë Fulton dhe një në kontenë Gëinnett – të cilat përfshijnë të gjitha periferitë e Atlantës – do të zgjasin orët e tyre për shkak të kërcënimeve me bomba, si dhe dy në kontenë Cobb dhe një në kontenë Glynn.
Gjithashtu Raffensperger konfirmoi se të gjitha kërcënimet me bomba kundër qendrave të votimit në Xhorxhia duket se kanë origjinën nga Rusia.
“FBI e di se nga vjen, por ne duam të sigurohemi në interes të sigurisë publike, të sigurohemi që të mos ngadalësojë askënd në procesin e votimit”, tha Raffensperger në një konferencë për mediat në lidhje me kërcënimet me bombë.
Zyrtari më i lartë zgjedhor i shtetit Peach tha gjithashtu se një rekord prej më shumë se 5.2 milion njerëz kanë votuar në Xhorxhia.
“Ne kurrë nuk kemi pasur këtë lloj pjesëmarrjeje më parë, kështu që votuesit po përgjigjen,” tha Raffensperger.
Ligji i ri i shtetit kërkon që qarqet të publikojnë rezultatet e tyre një orë pas mbylljes së qendrave të votimit.
Kërcënimet me bombë shtyjnë mbylljen e 15 qendrave të votimit në Xhorxhia, zyrtarët amerikanë: Janë me orgjinë ruse
Sekretarit i Shtetit të Xhorxhias Brad Raffensperger ka deklaruar se 12 vende votimi kanë zgjatur procesin e votimit dhe nuk janë mbyllur ende për shkak të kërcënimeve me bomba me origjinë ruse.
Sipas Raffenspergerit, gjashtë lokacione votimi në kontenë DeKalb, pesë në kontenë Fulton dhe një në kontenë Gëinnett – të cilat përfshijnë të gjitha periferitë e Atlantës – do të zgjasin orët e tyre për shkak të kërcënimeve me bomba, si dhe dy në kontenë Cobb dhe një në kontenë Glynn.
Gjithashtu Raffensperger konfirmoi se të gjitha kërcënimet me bomba kundër qendrave të votimit në Xhorxhia duket se kanë origjinën nga Rusia.
“FBI e di se nga vjen, por ne duam të sigurohemi në interes të sigurisë publike, të sigurohemi që të mos ngadalësojë askënd në procesin e votimit”, tha Raffensperger në një konferencë për mediat në lidhje me kërcënimet me bombë.
Zyrtari më i lartë zgjedhor i shtetit Peach tha gjithashtu se një rekord prej më shumë se 5.2 milion njerëz kanë votuar në Xhorxhia.
“Ne kurrë nuk kemi pasur këtë lloj pjesëmarrjeje më parë, kështu që votuesit po përgjigjen,” tha Raffensperger.
Ligji i ri i shtetit kërkon që qarqet të publikojnë rezultatet e tyre një orë pas mbylljes së qendrave të votimit.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





