Zgjedhjet në SHBA, Trump thirrje amerikanëve: Dilni dhe votoni, t’i shkojmë deri në fund

Zgjedhjet në SHBA | 2 vite më parë

Ish-presidenti Donald Trump u kërkoi mbështetësve të tij që ta ndihmojnë atë të mbyllë ciklin zgjedhor të 2024 dhe të fitojë Shtëpinë e Bardhë.

“Shpresojmë se çdo gjë do të funksionojë mirë, ne jemi shumë në krye, gjithçka që duhet të bëjmë është ta çojmë drejt fundit. Nëse i nxjerrim të gjithë dhe votojmë, nuk ka asgjë që ata mund të bëjnë”, u shpreh Trump gjatë tubimit të tij të fundit të fushatës elektorale në Karolinën e Veriut.

Trump tha se ai vizitoi Karolinën e Veriut në prag të zgjedhjeve për t’i nxitur njerëzit “të dalin

Përpara se ish-presidenti të dilte në skenë, djali i tij, Donald Trump, Jr., u kërkoi mbështetësve të babait të tij që votuan herët në shtet që të kalonin ditën duke u kërkuar miqve dhe familjes së tyre të shkonin në qendrat e votimit dhe të “merrni vendin tuaj. ”

“Dilni, sillni miqtë tuaj, qëndroni në radhë”, tha Trump, Jr.

Ndërkaq, kandidati republikan për zëvendëspresident, JD Vance u bëri thirrje votuesve në Wisconsin që të marrin pjesë në numër të madh në ditën e zgjedhjeve.

Vance vuri në dukje se tubimi i sotëm shënon vizitën e tij të fundit në Wisconsin përpara ditës së zgjedhjeve që do të mbahen ditën e nesërme kur ne do të votojmë në një numër shumë të madh në shtetin e Wisconsin.

“Ne do të votojmë për ndryshim. Ne do të votojmë për prosperitetin amerikan. Ne do të votojmë për Donald J. Trump”, tha Vance.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme