Britania drejt zgjedhjeve të parakohshme? Cameron ndërpret vizitën në Shqipëri, Sunak mbledh urgjent kabinetin

Sekretari i Jashtëm britanik, David Cameron i cili ishte i pranishëm sot në Tiranë ka ndërprerë vizitën e tij në mënyrë të papritur pas mbledhjes urgjente të kërkuar nga kryeministri Rishi Sunak teksa vendi mund të shkojë drejt zgjedhjeve të parakohshme.
Cameron ka ndërprerë vizitën në Shqipëri për t’iu bashkuar pasditen e sotme mbledhjes së kabinetit britanik teksa janë rritur gjasat që Britania e Madhe të shkojë drejt zgjedhjeve të parakohshme.
Gjithashtu edhe Sekretari i Mbrojtjes Grant Shapps ka shtyrë fluturimin e tij për të marrë pjesë në një takim të Aleancës së Atlantikut të Veriut në shtetet baltike për të marrë pjesë.
Gjatë mbledhjes së kabinetit qeveritar, pritet që kryeministri Sunak të shpallë datën e zgjedhjeve të përgjithshme, raportojnë mediat britanike.
Mbledhja urgjente në Westminister vjen pasi Britania e Madhe mund të shkojë në zgjedhje të parakohshme gjatë kësaj vere, edhe pse kryeministri britanik Rishi Sunak e përjashtoi një skenar të tillë.
“Do të ketë zgjedhje të përgjithshme në gjysmën e dytë të këtij viti”, u shpreh Sunak.
/rtsh.al./
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




