Bashkëshortja e kryeministrit spanjoll nën hetim, dyshohet për ushtrim ndikimi të paligjshëm dhe korrupsion

Botë | 3 vite më parë

Ndaj bashkëshortes së kryeministrit spanjoll Pedro Sancez është hapur një hetim paraprak pasi ajo dyshohet për ushtrim ndikimi dhe korrupsion. Në një deklaratë të shkurtër, gjykata e Madridit që ka urdhëruar nisjen e hetimit bëri të ditur se hetimi ndaj Begona Gomez kishte filluar në datën 16 prill por ndërkohë ai ishte subjekt i një urdhri për mospublikim e detajeve të tij. 

Disa orë para kësaj deklarate El Confidencial publikoi një lajm ky shkruhej se hetuesit kishin përqendruar punën e tyre tek lidhjet e Gomez me disa kompani private të cilat kishin përfituar fonde dhe kontrata publike nga qeveria.  Në qendër të hetimit janë lidhjet e pretenduara të Gomez me grupin turistik spanjoll globalia që zotëron Air Europa. 

Ushtrimi I ndikimit të gruas së kryeministres raportohet të ketë filluar kur kjo kompani ajrore ishte në bisedime me qeverinë për sigurimin e një fondi për nxjerrjen e saj nga kriza për shkak të humbjeve gjatë pandemisë së covid-19.

Në atë kohë, Gomez drejtonte një fondacion që kishte lidhje me një shkollë biznesi, një pozicion të cilin e mbajti deri në 2022-itn. Raportohet se fondacioni që drejtonte Gomez në 2020-ën pati nënshkruar një marrëveshje sponsorizimi me Globalia-n dhe se bashkëshortja e kryeministrit ishte takuar privatisht me drejtorin ekzekutiv të kompanisë në zyrat e kësaj të fundit.

Në atë kohë Globalia po negocionte për kredinë për nxjerrjen nga kriza. Në nëntor të 2020-ës, qeveria e Sanchez i mundësoi Air Europas, nën pronësi të Globalias, një  paketë shpëtimi me vlerën e 475 milionë eurove.

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme