Organizatat humanitare ndalojnë punën pas sulmit të Izraelit, frikë për mbijetesën e palestinezëve

Botë | 3 vite më parë

Sulmi vdekjeprurës i Izraelit ndaj punonjësve të ndihmës World Central Kitchen ka ndërprerë punën e kësaj organizate, që ndihmon në ushqimin e palestinezëve në Gaza. WCK ndërpreu operacionet e saj në përgjigje të vrasjes së 7 punonjësve të saj të ndihmës, edhe pse Izraeli  e cilësoi sulmin si “gabim i rëndë” dhe u zotua të mbronte punonjësit e ndihmës

Një tjetër bamirësi amerikane, Anera, ka pezulluar gjithashtu punën për shkak të rreziqeve në rritje me të cilat përballen stafi i saj dhe familjet e tyre në Gaza.

Së bashku, ata po shërbenin dy milionë vakte në javë në të gjithë territorin palestinez, ku OKB-ja ka paralajmëruar se rreth 1.1 milionë njerëz po përballen me urinë katastrofike për shkak të kufizimeve izraelite në dërgimin e ndihmave.

Vendimi i WCK-së për të ndërprerë punën e saj çoi gjithashtu në “ngrirjen” e një korridori ndihme detare nga Qiproja, të cilin bamirësia ndihmoi në ngritjen muajin e kaluar për të rritur rrjedhjen e ndihmave në veri të Gazës dhe për të shmangur një zi buke.

Karvani i WCK u godit më 1 prill ndërsa udhëtonte në jug përgjatë rrugës së ndihmave të përcaktuara nga Izraeli, ku mbetën të vdekur 7 punonjës të saj.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme