Brazili përjeton përhapje të shpejtë të viruseve ”Denge dhe ”Zika”

Sociale | 3 vite më parë

Epidemia “Denge” nuk ndalet. Në Brazil, sipas të dhënave më të fundit të publikuara nga ministria e Shëndetësisë, këtë vit janë konfirmuar 391 vdekje të shkaktuara nga infeksioni i mushkonjave, ndërsa hetimet janë duke u zhvilluar për 854 vdekje të tjera, shkruan il messaggero.it.

Rastet e dyshuara kalojnë një milion e gjysmë, prej të cilave 12 mijë janë të rënda. Një emergjencë shëndetësore është shpallur gjithashtu në 9 shtete të vendit të Amerikës së Jugut.

Sindroma e infeksionit kongjenital për virusin Zika gjithashtu u rihap sërish në vitin 2023, me 1035 raste, shifra më e lartë që nga viti 2019. Një koktej virusesh që tani tremb edhe Evropën.

Simptomat e Dengës janë: temperaturë e lartë, dhimbje koke të forta, dhimbje prapa dhe rreth syve, dhimbje muskujsh dhe kyçesh, të përziera dhe të vjella, acarime të lëkurës që shfaqen pas temperaturës.

Për Zika-n, megjithatë, vlerësohet se në 80% të rasteve infeksioni është asimptomatik.

Simptomat, kur janë të pranishme, janë të ngjashme me ato të sindromës së gripit, ndonjëherë të shoqëruara me skuqje makulopapulare, artralgji, mialgji, dhimbje koke dhe konjuktivit.  

( Sipas ATSH )

( Sipas ATSH )

/ rtsh.al /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme