Rriten 30-fish rastet me fruth në Europë, OBSH: Situata është alarmante. Po bien vaksinimet

Botë | 3 vite më parë

Rajoni Evropës po përjeton një rritje alarmante të rasteve të fruthit. Mbi 30 000 raste të kësaj sëmundje u raportuan në 40 vende anëtare të Rajonit të OBSH nga janari deri në tetori të këtij viti. Krahasuar me 941 raste të raportuara në vitin 2022, ky vit shënon rritje më shumë se 30-fish. Rritja e rasteve është përshpejtuar muajt e fundit dhe ky trend pritet të vazhdojë nëse nuk merren masa urgjente në të gjithë Europën  për të parandaluar përhapjen e mëtejshme.

 Drejtor Rajonal i OBSH-së për Evropën shpjegoi Dr Hans Henri P. Kluge:

“Ne kemi parë në rajon jo vetëm një rritje 30-fish të rasteve të fruthit, por edhe afro 21 000 shtrime në spital dhe 5 vdekje nga fruthi. Kjo është shqetësuese .

Vaksinimi është mënyra e vetme për të mbrojtur fëmijët nga kjo sëmundje potencialisht e rrezikshme. Nevojiten përpjekje urgjente vaksinimi për të ndaluar transmetimin dhe për të parandaluar përhapjen e mëtejshme.

Është jetike që të gjitha vendet të jenë të përgatitura për të zbuluar me shpejtësi dhe për t’iu përgjigjur në kohë shpërthimeve të fruthit, të cilat mund të rrezikojnë përparimin drejt eliminimit të fruthit”, u shpreh Kluge.

Në vitin 2023 fruthi ka prekur të gjitha grupmoshat. Në përgjithësi, 2 në 5 raste ishin fëmijë midis të moshës 1 deri në 4 vjeç dhe 1 në 5 raste ishin midis të rriturve mbi 20 vjeç. Nga fillimi i vitit deri në tetor, janë raportuar 20 918 raste të shtruara në spital dhe janë raportuar 5 vdekje nga fruthi nga 2 vende.

OBSH thekson se aty ku mungojnë vaksinimet, mund të pasojnë shpërthime – duke prekur si të rinjtë ashtu edhe të moshuarit.

Kjo ringjallje e fruthit i atribuohet kryesisht rënies së mbulimit të vaksinimit në vendet e Rajonit gjatë viteve 2020-2022. Pandemia e COVID-19 ndikoi ndjeshëm në performancën e sistemit të imunizimit në këtë periudhë, duke rezultuar në një grumbullim të fëmijëve të pavaksinuar dhe të nënvaksinuar.

Rifillimi i udhëtimeve vendase dhe ndërkombëtare dhe heqja e masave anti COVID-19 kanë rritur rrezikun e transmetimit dhe përhapjes së sëmundjes ndërkufitare brenda komuniteteve, veçanërisht në ato të pavaksinuara.

Janë raportuar raste në shumë vende ku fruthi është shpallur i eliminuar si sëmundje endemike. ​

Gazetare: Sonila Mlloja 

/rtsh/

 

​

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme