Lufta Izrael-Hamas, Netanjahu: Nuk do përfundojë, ushtria po intensifikon përpjekjet në Gaza

Botë | 3 vite më parë

“Lufta e Izraelit në Gaza “do të jetë një luftë e gjatë””, ka qenë kjo deklatara e bërë nga Kryeministri izraelit Benjamin Natanjahu (Netanyahu).

Kryeministri izraelit u ndërpre nga britmat e anëtarëve të familjeve të pengjeve teksa fliste gjatë një seance speciale të parlamentit të hënën (25 dhjetor).

Familjet mbanin postera dhe tabela me fotot dhe emrat e të dashurve të tyre.

Netanjahu, i cili sapo ishte kthyer nga  një udhëtim në Gaza , tha se një komandant brigade në terren i tha kryeministrit se trupave u duhej më shumë kohë në vendndodhje për të përfunduar operacionin e tyre.

Në këtë kohë, familjet filluan të shprehnin kundërshtimin e tyre, duke thënë “Nuk ka kohë”.

 “Ne nuk kursejmë asnjë përpjekje. Ne do të tundim çdo pemë dhe do të kthejmë çdo gur për të kthyer të gjithë të rrëmbyerit. Secili prej tyre është i çmuar. Që nga fillimi i luftës jam takuar me familjet e të rrëmbyerve dhe dëgjoj historitë tuaja personale. Ajo që thuhet këtu bashkon njerëzit dhe na bashkon në një mision të shenjtë”, tha Netanjahu.

Këto deklarata vijnë një ditë pasi Netanjahu përsëriti angazhimin e Izraelit ndaj përpjekjeve të luftës, duke thënë se ushtria po “intensifikonte” operacionet brenda brezit.

Të paktën  250 njerëz u vranë  dhe 500 të tjerë u plagosën gjatë 24 orëve të fundit në qendër të Gazës. Ndërsa më shumë se 20,000 njerëz janë vrarë që nga fillimi i konfliktit në fillim të tetorit.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme