Festa e Hanukas në pallatin Elize, Macron shkakton indinjatë me veprimin e tij

Botë | 3 vite më parë

Emmanuel Macron është akuzuar se ka tradhëtuar Republikën franceze pasi mori pjesë në një ceremoni hebreje që u mbajt në rezidencën e tij zyrtare, Pallatin Elize.

Macron kishte ftuar kryerabinin e Francës Haïm Korsia të ndizte të parin nga tetë qirinjtë e ceremonisë së Hanukas, që shënon fillimin e festës herbreje të Dritave.

Por kur video e aktivitetit shkaktoi zemërim mbarëkombëtar kur u shfaq në mediat sociale.  Politikanë dhe analistë thonë se presidenti ka bërë një gafë të madhe pasi ka lejuar mbajtjen e ceremonive fetare në presidencën laike. –

“Mesa di, është hera e parë që ndodh një gjë e tillë. Kjo është shkelje e laicizmit”, u shpreh David Lisnard, një figurë e shquar e opozitës së djathtë që është edhe kryebashkiak i Kanës.

 A do të bëjë Macron të njëjtën gjë edhe me fe të tjera? Për disa po dhe për disa jo? Është e rrezikshme, u shpreh Alexis Corbière i Lëvizjes të ekstremit të majtë Franca e Papërkulur.

Hebrenj të tjerë  u shprehën të habitur. “Kjo është diçka që nuk duhet të ndodhë më. Hebrenjtë e francës gjithmonë e kanë konsideruar laicizmin si një ligj mbrojtjeje dhe lirie. Çdo gjë që dobëson laicizmin, dobëson dhe hebrenjtë”, u shpreh Yonathan Arfi që kryeson këshillin përfaqësuse të insitucioneve hebreje të Francës.

Idea e një France laike u kthye në ligj në 1905-ës, pas një përballjeje të gjatë mes shtetit dhe kishës katolike. Ai mbështet lirinë e besimit, por i dha fund përfshirjes së shtetit në punët e kishës dhe hoqi të gjitha simbolet fetare nga ndërtesat publike.

Gazetare: Elda Pepa

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme