Sulm me armë në Las Vegas-Tre të vdekur në kampusin universitar, vritet edhe autori

Botë | 3 vite më parë

Tre persona kanë mbetur të vrarë  dhe një tjetër është në gjendje të qëndrueshme pas të shtënave në kampusin e Universitetit të Nevadës.

Sipas policisë së Las Vegasit,  autori i të shtënave të së mërkurës në Universitetin e Nevadës ishte një ish-profesor rreth 67 vjeç, që kishte dhënë mësim në kolegje në Xhorxhia dhe Karolinën e Veriut, por nuk dihet se çfarë lidhje kishte me universitetin ku ndodhën të shtënat, ndërsa policia po heton motivet e ngjarjes.

Autoritetet lokale njoftuan se autori i dyshuar u gjet i vdekur rreth 40 minuta pas nisje së të shtënave, duke theksuar se nuk kishte më asnjë kërcënim për studentët.

Shefi i departamentit të Policisë së Las Vegasit u shpreh se autoritetet e dinë identitetin e të dyshuarit, por nuk do ta publikojnë emrin e tij derisa të njoftojnë familjarët e tij.

Të shtënat ndodhën në të njëjtin qytet që në tetor të vitit 2017 u vranë 60 persona dhe qindra të tjerë u plagosën.

Gjatë këtij viti janë regjistruar 631 raste të shtënash masive me armë zjarri në Shtetet e Bashkuara, 80 janë regjistruar vetëm në institucione arsimore/.BBC.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme