Kaos me udhëtimet në Gjermani prej reshjeve të dëborës, Ministri i Transportit: Shkak, mungesa e investimeve në hekurudha

Mungesa e investimeve në hekurudhat gjermane janë fajësuar për kaosin e udhëtimeve në disa pjesë të vendit, pasi reshjet e dendura të dëborës bënë që pjesa më e madhe e rrjetit të mos funksiononte.
Reshjet e borës deri në gjysmë metri në Bavari, Gjermania jugore , çuan në avari të shumta dhe shkaktuan anulimin e shumë trenave, me sistemet e sinjalizimit dhe tabelat elektronike të informacionit që shpesh keq funksiononin.
Në të gjithë vendin, pasagjerët hekurudhor dhe rrugor u këshilluan të anulonin çdo udhëtim të panevojshëm në mes të kaosit, pasi stacioni kryesor i Mynihut u mbyll të shtunën dhe operatori hekurudhor kombëtar Deutsche Bahn (DB) paralajmëroi se “ndërprerjet masive” do të vazhdonin në fillim të kësaj javë. Kreu i Sindikatës së Hekurudhave dhe Transportit, Martin Burkert, tha se DB nuk ishte e pajisur për t’u marrë me motin si rezultat i investimeve të pamjaftueshme prej vitesh.
Ministri i Transportit, Volker Wissing, u bëri jehonë kritikave, duke thënë se e vetmja mënyrë për të trajtuar problemet ishte me një “rishikim të përgjithshëm” të të gjithë rrjetit.
“Nuk ka rrugëdalje. Kjo është për shkak të neglizhencës së infrastrukturës gjatë dekadave“, u shpreh ai./ The Guardian
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




