Lufta/ Izraeli vazhdon bombardimet në jug të Gazës, SHBA kërkon mbrojtjen e civilëve

Botë | 3 vite më parë

Ushtria izraelite po e zhvendos fokusin e ofensivës së saj në jug të Gazës, teksa ushtria ka deklaruar se ka në shënjestër qendrat komanduese të Hamasit, bazat e ruajtjes së e armëve dhe forcat detare. Armëpushimi me Hamasin përfundoi të premten.

Administrata e Presidentit amerikan, Joe Biden ia ka bërë të qartë Izraelit se nuk duhet të përsërisë në jug atë që bëri në veri dhe Izraeli ka deklaruar se po merr masa për të mbrojtur civilët.

Sekretari amerikan i mbrojtjes përsërit të drejtën e Izraelit për të mbrojtur veten, por theksoi se ka një “përgjegjësi morale” për të mbrojtur civilët.

Nënpresidentja e SHBA, Kamala Harris tha se shumë palestinezë ishin vrarë tashmë që nga 7 tetori. “Shkalla e vuajtjes së civilëve ishte shkatërruese”, tha ajo.

Sulmi i Hamasit mbi Izraelin më 7 tetor vrau 1200 njerëz dhe rreth 240 të tjerë u morën peng.

Që atëherë, ministria e shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi thotë se më shumë se 15.000 njerëz janë vrarë në fushatën hakmarrëse të Izraelit, duke përfshirë rreth 6.000 fëmijë./ BBC

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme