Përfundimi i armëpushimit mes Hamasit dhe Izraelit/ Paralajmëron OKB: Jemi në prag të një ‘tsunami’ humanitare

OKB ka paralajmëruar se Gaza rrezikon të zhytet në një “tsunami” humanitar, pasi një armëpushim i përkohshëm midis Izraelit dhe Hamasit përfundoi dhe forcat izraelite rifilluan ofensivën e tyre në rripin e rrethuar.
Philippe Lazzarini, kreu i agjencisë së OKB-së për refugjatët palestinezë, tha se popullsia e Gazës ishte dobësuar aq shumë sa ai kishte frikë se shumë njerëz do të fillonin të vdisnin nga sëmundjet, si dhe nga bombardimet e Izraelit.
“Jam shumë i shqetësuar për hyrjen në dimër, pasi kam parë ndikimin e rrethimit, duke parë dobësimin e imunitetit të njerëzve pas një lufte të tillë, privimin dhe vuajtjen e tyre, ne mund të jemi në prag të një lloji katastrofe-tsunami humanitar”, tha Lazzarini për Financial Times, duke folur para përfundimit të armëpushimit”.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




