Pezullohen fluturimet në Mynih, Gjermania përfshihet nga reshjet e dendura të borës

Fluturimet në aeroportin e Mynihut, në jug të Gjermanisë, janë pezulluar për shkak reshjeve të dendura të borës që kanë përfshirë vendin, njoftuan zyrtarë të aeroportit, ndërsa autoritetet përgjegjëse po punojnë për rikthiminin e situatës në normalitet.
Reshjet masive të borës kanë krijuar probleme edhe në shërbimin hekurudhor në jug të Bavarisë. Qarkullimi i trenave në distanca të gjata i anuluar më herët, pritet të vazhdojë edhe gjatë së shtunës. “Rekomandojmë shtyrjen e udhëtimeve nga dhe drejt Mynihut” kanë njoftuar autoritetet, sipas agjencisë së lajmeve DPA.
Reshjet e borës kanë përfshirë Evropën që nga fillimi i javës. Të enjten në Anglinë perëndimore mbyllën mbi 50 shkolla, pasi reshjet e borës krijuan vështirësi. Më herët një stuhi e ashpër bore goditi Ukrainën, Rusinë duke u marrë jetën të paktën 10 personave. Nga stuhia e borës u prekën edhe Rumania dhe Moldavia.
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




