Trazirat në Kongresin Amerikan, Gjykata tha se Tramp mund të përballet me paditë për 6 janarin

Botë | 3 vite më parë

Një Gjykatë Apeli në SHBA hodhi poshtë pretendimet e Donald Tramp se imuniteti presidencial e mbron atë nga përgjegjësia në paditë e ngritura ndaj tij nga ligjvënësit demokratë dhe oficerët e policisë në lidhje me trazirat e 6 janarit 2021 në ndërtesën e Kongresit amerikan.

Megjithatë, gjykata ka thënë se vendimi i saj nuk është fjala e fundit për çështjen e imunitetit presidencial, duke i lënë hapur derën ish-presidentit për të vazhduar luftën për këtë çështje.

Trump, që kryeson garën për t’u nominuar kandidat për president nga radhët e republikanëve për zgjedhjet presidenciale të vitit 2024 thotë ai nuk mund të paditet për trazirat e 6 janarit 2021. Ai argumentoi, se fjalimi i tij gjatë tubimit, para se njerëzit të sulmonin godinën e Kapitol dhe të shkaktonin trazira,  adresoi çështje me interes publik dhe deklaratat ishin në përputhje me imunitetin e plotë presidencial.

Vendimi i gjykatës u mor në një kohë kur avokatët mbrojtës të Trump po argumentojnë se ai është imun edhe ndaj ndjekjes në një rast penal të cilin e ngriti prokurori special Jack Smith.

Trump akuzohet se tentoi të deformojë në mënyrë të jashtëligjshme rezultatitn zgjedhor kundër Xho Bajden në zgjedhjet e kaluara presidenciale. Kjo është e katërta mes çështjeve penale me të cilat Donald Trump po përballet ndërsa po tenton të rikthehet në Shtëpinë e Bardhë me zgjedhjet e vitit 2024.

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme