Rinisja e luftës, Izraeli: Do shkatërrojmë Hamasin dhe do lirojmë pengjet

Izraeli ka bërë të ditur se mbetet i përkushtuar për të shkatërruar Hamasin pas rifillimit të luftës.
Megjithëse armëpushimi ishte një arritje diplomatike për aq sa zgjati, pas pauzës shtatë-ditore, Izraeli dhe Hamasi i janë rikththyer sërish luftës.
Për Hamasin, është lufta për të mbijetuar. Për sa kohë që një person i armatosur i Hamasit mund të tërheqë këmbëzën ose të lëshojë një raketë në Izrael, ai do të pretendojë të jetë i pamposhtur.
Me gjithë fuqinë e tij dërrmuese ushtarake, detyra e Izraelit është më e ndërlikuar.
Kryeministri i saj, Benjamin Netanjahu, u betua për hakmarrje pasi Hamasi shkeli kufirin dhe vrau rreth 1200 njerëz, kryesisht civilë izraelitë, më 7 tetor, transmeton BBC.
Në orët e para pasi ushtria izraelite u kthye në ofensivë, qeveria u angazhua sërish për qëllimet e saj të luftës në një postim në WhatsApp: “Lirimi i pengjeve, eliminimi i Hamasit dhe siguria që Gaza të mos përbëjë më kurrë një kërcënim për banorët e Izraelit”.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




