Franca u ndalon ministrave përdorimin e aplikacioneve WhatsApp, Telegram dhe Signal

Kryeministrja franceze Elisabeth Borne u ka kërkuar ministrave dhe ekipeve të tyre që të mos përdorin aplikacionet sikurse ËhatsApp, Telegram dhe Signal për shkak të çështjeve të sigurisë.
“Këto mjete digjitale nuk janë pa të meta sigurie dhe për këtë arsye nuk mund të garantojnë sigurinë e bisedave dhe informacionit të ndarë nëpërmjet tyre”, thuhet në një document të lëshuar prej saj.
Borne caktoi një afat deri më 8 dhjetor që qeveria të kalojë në përdorimin e aplikacionit francez Olvid, i cili është i certifikuar nga agjencia franceze e sigurisë kibernetike ANSSI.
“Ekipi im dhe unë e kemi përdorur atë që nga korriku i vitit 2022. Në dhjetor, e gjithë qeveria do të përdorë [Olvid], sistemin më të sigurt të mesazheve të çastit në botë”, konfirmoi edhe ministri dixhital francez Jean-Noël Barrot.
Megjithatë, anëtarët e qeverisë franceze mund të përdorin aplikacionin Tchap, një platformë e sigurt e mesazheve i zhvilluar nga qeveria i lëshuar për përdorim në vitin 2019.
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




