Netanjahu viziton Gazën: Asgjë nuk do të na ndalojë për të shkatërruar Hamasin

Botë | 3 vite më parë

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu ka vizituar Rripin e Gazës, ku ka folur me ushtarët dhe ka vizituar një nga tunelet që është zbuluar.

“Ne jemi këtu në Gaza me luftëtarët tanë heroikë. Ne bëjmë çdo përpjekje për t’i kthyer të rrëmbyerit tanë dhe përfundimisht do t’i kthejmë të gjithë. 

Ne kemi tre qëllime për këtë luftë: eliminimin e Hamasit, kthimin e të gjithë të rrëmbyerve tanë dhe garantimin që Gaza të mos bëhet më një kërcënim për Shtetin e Izraelit”, është shprehur Netanjahu.

Kreu i qeverisë izraelite ka theksuar gjithashtu se “jam këtu për t’u thënë miqve të mi këtu, luftëtarëve këtu, të cilët më thonë të njëjtat gjëra, dhe jua përsëris këtë, qytetarët e Izraelit: vazhdojmë deri në fund – deri në fitore”

“Asgjë nuk do të na ndalojë dhe ne jemi të bindur se kemi fuqinë, forcën, vullnetin dhe vendosmërinë për të arritur të gjitha qëllimet e luftës dhe do ta bëjmë”, nënvizoi Netanjahu.

Ndërkaq, Hamasi ka konfirmuar se i ka dorëzuar Kryqit të Kuq 13 pengje izraelitë, tre shtetas tajlandez dhe një rus.

Mediat izraelite raportojnë se rus është një shtetas izraelit i dyfishtë, gjë që mund të shpjegojë mospërputhjen në numra. IDF thotë se 14 pengje izraelite dhe tre shtetas të huaj janë transferuar në KNKK.

Ushtria izraelite shpjegon se bazuar në informacionet që ka marrë nga Kryqi i Kuq, 14 pengje izraelite dhe tre pengje të huaj janë liruar nga Hamasi.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme