Vatikani përgatitet për Krishtlindje, pema simbol e festës vendoset në sheshin e “Shën Pjetrit”

Botë | 3 vite më parë

Pema e Krishtlindjes u vendos mëngjesin e së enjtes (23 nëntor) në sheshin e “Shën Pjetrit” në Vatikan. Bredhi rreth 28 metra i lartë, me peshë rreth 6.5 ton u mor nga një pyll në rajonin e Piemontes.

Presidenti i këtij rajoni Alberto Çirio tha se në rajonin e tij pemët janë të rëndësishme ndaj nuk priten rastësisht.

Ai sqaroi se bredhi që iu dhurua Vatikanit duhet të shkulej, sepse pas 56 vitesh rrezikonte të rrëzohej.

“Druri i tij nuk do të shkojë dëm pas festave, pasi kur të mbarojë Krishtlindja, pema do t’i dërgohet një kompanie që do ta shndërrojë atë në lodra për fëmijët në vështirësi dhe do t’u shpërndahen nga organizata e bamirësisë Kritas” tha ai.

Pema do të zbukurohet me rreth 7 mijë lule të thara mali, të cilat për shkak të ngjyrës së bardhë do të krijojnë efektin sikur është e mbuluar me flokë bore.

Pasditen e 9 dhjetorit do të ndizen dritat e pemës së Krishtlindjes së vendosur në Sheshin e “Shën Pjetrit” në Vatikan.

Ceremonia do të kryesohet nga kardinali Fernando Vergez Alzaga.

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme