Zyrtari i lartë izraelit: Pengjet e Gazës nuk do të lirohen para 24 nëntorit

Asnjë peng në Gaza nuk do të lirohet para të premtes. Deklarata është bërë nga Këshilli i Sigurisë Kombëtare të Izraelit.
Pengjet pritej të liroheshin gjatë kësaj të enjte (23 nëntor), por fillimi i armëpushimit të përkohshëm është shtyrë deri në 24 nëntor.
Ka paqartësi mbi arsyet e vonesës së zbatimit të marrëveshjes së arritur mes Izraelit dhe Hamasit.
Gjykata e Lartë e Izraelit hodhi poshtë një sfidë ligjore për marrëveshjen e pengjeve të Gazës. “Gjithashtu, marrëveshja e pengjeve nuk përfshin lirimin e vrasësve”, tha të mërkurën kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ndërsa zbuloi më shumë detaje nga marrëveshja.
Shtëpia e Bardhë teksa deklaroi se marrëveshja është në rrugën e duhur, shpreson që zbatimi i saj dhe lirimi i pengjeve të nisë para ditës së premte.
“Marrëveshja u ra dakord dhe mbetet e dakorduar. Palët po përpunojnë detajet përfundimtare logjistike veçanërisht për ditën e parë të zbatimit,” sipas raporteve që citojnë zëdhënësen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA, Adrienne Watson.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




