U zhduk në vitin 2022, fëmija ukrainas i birësuar nga aleati i Putinit

Një aleat kryesor politik i Vladimir Putin ka adoptuar një fëmijë të marrë nga një shtëpi fëmijësh në Ukrainë, sipas dokumenteve të zbuluara nga BBC.
Sergej Mironov, lideri 70-vjeçar i një partie politike ruse, përmendet në dokumentin e birësimit të një vajze dyvjeçare, e cila u mor në vitin 2022 nga një grua me të cilën ai tani është i martuar. Të dhënat tregojnë se identiteti i vajzës është ndryshuar në Rusi.
Fëmija, i quajtur fillimisht Margarita, ishte një nga 48 të mituritë që u zhdukën nga Shtëpia Rajonale e Fëmijëve Kherson kur forcat ruse morën kontrollin e qytetit.
Në fillim të këtij viti, Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi urdhra arresti për Presidentin Vladimir Putin dhe Komisioneren e tij për të Drejtat e Fëmijëve, Maria Lvova-Belova, për deportimin e dyshuar të paligjshëm të fëmijëve ukrainas në territorin e kontrolluar nga Rusia, me synimin për t’i larguar ata përgjithmonë nga vendi i tyre. Qeveria ruse thotë se nuk i dëbon fëmijët ukrainas, por i evakuon ata për t’u mbrojtur nga lufta./ BBC
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




