Samiti Azi-Paqësor, Bajden dhe presidenti i Meksikës diskutojnë për krizën fentanilit dhe të emigrantëve

Presidenti i SHBA Xho Bajden dhe presidenti meksikan Andres Manuel Lopez Obrador u takuan në San Francisko për të diskutuar mbi krizën e fentanilit dhe migracionit.
“Unë e di se nuk është e lehtë” të merresh me migracionin përgjatë kufirit SHBA-Meksikan, i tha Bajden Obradorit në margjinat e forumit të Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor (APEC).
Ndërsa, udhëheqësi meksikan u zotua të trajtojë trafikimin dhe prodhimin e fentanilit sintetik opioid si një “akt solidariteti, duke i thënë Bajdenit se ishte “plotësisht i vetëdijshëm për dëmin që i shkakton rinisë së Shteteve të Bashkuara dhe se do të punonin më shumë për ta ndaluar atë.
Çështjet e migrimit dhe fentanilit, të cilat kanë shkaktuar dhjetëra mijëra vdekje në Shtetet e Bashkuara, duket se do të dëmtojnë shumë garën e Bajden në zgjedhjet e vitit të ardhshëm në SHBA, në të cilat ai po kërkon një mandat të dytë qeverisës./AP/
Gazetar A.Mata
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




