Katastrofë në “Al-Shifa”, foshnjet po humbin jetën nga mungesa e oksigjenit

Botë | 3 vite më parë

Tanket izraelite janë grumbulluar pranë portave të spitalit Al-Shifa në qytetin e Gazës, ndërsa siç thotë drejtori i objektit shëndetësor, Muhammad Abu Salmiya, spitali është shndërruar në një varr masiv për shkak të mungesës së energjisë elektrike, ujit dhe oksigjeni. Ai tha se 40pacientë kanë humbur jetën vetëm në orët e fundit, ndërsa po detyrohen që truat e tyre ti varrosin në varre masive brenda territorit të spitalit pasi sipas tij forcat izraelite nuk lejojnë askënd të hyjë apo të dalë nga spitali.

Ndërkohë edhe shumë foshnje prematurë rrezikojnë të humbasin jetën së shpejti pasi ata janë lëvizur nga inkubatorët për shkak  të mugesës së energjisë elektrike. Stafi mjekësor ka njoftuar se nuk është më në gjendje të ofrojë dicka më shumë për ta teksa spitali është nën rrethim.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres i bëri sërish thirrje Izraelit për një armëpushim të menjëhershëm humanitar.  Por, Ministri i Jashtëm i Izraelit e sulmoi atë duke i thënë se nuk e meritonte të ishte kreu i Kombeve të Bashkuara.  Ndërkohë zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA John Kirby tha se Uashingtoni nuk i mbështet sulmet ndaj spitaleve dhe pacientëve. Ai tha se veprimet e Hamasit nuk e zvogëlojnë përgjegjësinë e Izraelit për të mbrojtur civilët”.

Gazetar A. Mata

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme