Lufta Izrael-Hamas, Franca “pushtohet” nga protestat kundër antisemitizmit

Botë | 3 vite më parë

Franca është “pushtuar” nga protestat kundër antisemitizmit. Marshimet kundër antisemitizmit po mbahen në të gjithë Francën, mes një rritjeje të madhe të incidenteve anti-hebreje që nga fillimi i luftës mes Izraelit dhe Hamasit.

Kjo është hera e parë që një demonstratë e madhe përfshin ekstremin e djathtë dhe jo ekstremin e majtë.

Protesta përfshin tubimin kombëtar të ekstremit të djathtë të Marine Le Pen, babai i së cilës u dënua për nënvlerësim të Holokaustit.

Udhëheqësi i partisë së majtë France Unboëed ka bojkotuar marshimin duke e quajtur atë një protestë të mbështetjes së pakushtëzuar për masakrën e palestinezëve, transmeton BBC News. 

Turma protestuesish janë mbledhur në Paris, ku shumë prej tyre kanë mbajtur pankarta që kundërshtojnë antisemitizmin. Në këtë tubim ishte edhe kryeministrja Élisabeth Borne dhe dy ish-presidentë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme