Charles III mban fjalimin e parë si Mbret në Parlamentin britanik

Botë | 3 vite më parë

Charles III ka mbajtur fjalimin e tij të parë si Mbretit në Parlamentin britanik, duke shënuar fillimin e sezonit parlamentar.

Ai udhëtoi nëpër rrugët e Londrës me një karrocë të mbyllur e tërhequr nga gjashtë kuaj, një ceremoni që ndiqet në shekuj.

Charles III filloi duke bërë homazhe për nënën e tij dhe vazhdoi duke renditur prioritetet aktuale të qeverisë. Midis tyre do të jenë investimet në transport, ligjet për të parandaluar duhanpirjen te fëmijët dhe dënime më të ashpra për shkelësit e rëndë. Ky është fjalimi i parë i mbretit Charles në Parlament si monark.

Kryeministri britanik, Rishi Sunak tha se fjalimi përfaqëson vizionin e tij për “një Britani më të mirë”./ BBC

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme