‘Dikush qau, një tjetër filloi të dridhej’: Reagimet e parlamentarëve izraelitë pasi shikuan “disa nga mizoritë e Hamasit më 7 tetor”

Botë | 3 vite më parë

Anëtarët e parlamentit të Izraelit u ftuan të mërkurën të shikonin një përmbledhje të pamjeve që thuhet se “tregonin disa nga mizoritë që terroristët e Hamasit kryen më 7 tetor”.

Ligjvënësit u lejuan të shikonin pamjet me dyer të mbyllura pas një kërkese të bërë nga kryetari i Knesset, Amir Ohana, njësisë së Zëdhënësit të Forcave të Mbrojtjes të Izraelit.

Siç thuhet më tej, videoja 43-minutëshe, e cila u shfaq më parë në shtypin e huaj, përfshinte pamjet e kapura nga kamerat e trupit të mbajtura nga terroristët e Hamasit, kamerat e sigurisë, kamerat, telefonat inteligjentë dhe llogaritë e mediave sociale.

Anëtarja e Knesset e Partisë Likud, Gilat Distel-Atbaryan tha se mjeku i Knesset-it u ofroi parlamentarëve ilaçe kundër ankthit përpara se të hynin në auditor.

“Unë qëndrova në sallë për pesë minuta dhe më pas dola duke qarë dhe duke u dridhur”, shkroi ajo në një postim në X (ish-Twitter).

Ndërsa anëtari i Likud-it, Eli Dallal ka thënë se u largua pas 10 minutash.

“Pasi kam parë shkurtimisht mizori të tilla, unë them pa mëdyshje: Hakmarrja është e nevojshme dhe ringjallja e Hamasit nuk mund të lejohet”, shkroi Dallal në X

 Publikohen pamje të abuzimeve çnjerëzore që po ushtrojnë ushtarët izraelitë ndaj palestinezëve në Bregun Perëndimor

Dhjetëra fotografi dhe video janë shfaqur ku ushtarët izraelitë abuzojnë dhe poshtërojnë palestinezët e arrestuar në Bregun Perëndimor, shpesh me sy të lidhur dhe me pranga në duar.

Në një nga videot më brutale, e cila është e paqartë, ushtarët e IDF-së filmuan veten duke abuzuar me shtatë punëtorë të Bregut Perëndimor, të cilët u kapën duke u përpjekur të hynin në Izrael, në një zonë në jug të kodrave të Hebronit Jugor.

Videoja tregon palestinezët të zhveshur ose gjysmë të zhveshur, me sy të lidhur dhe me pranga, duke bërtitur nga dhimbja. Njëri prej tyre po tërhiqet zvarrë në të gjithë vendin, shkruan Times of Israel.

Një pamje nga video tregon një ushtar duke vendosur çizmen e tij në kokën e një prej palestinezëve, ndërsa një tjetër i drejton një armë.

Në një tjetër skenë dhune të kapur nga kamera, një ushtar godet me shkelma në stomak një palestinez me sy të lidhur, më pas e pështyn dhe e fyen në arabisht.

Në përgjigje të provave, IDF tha se “sjellja e ushtarëve që dalin nga këto skena është serioze dhe në kundërshtim me vlerat e IDF. Ngjarja është nën hetim. Komandantët e IDF do të bisedojnë me të gjithë ushtarët në front. Një ushtar u pushua nga rezerva”.

Incidentet e abuzimit ndodhën në mes të tensioneve të përshkallëzuar në Bregun Perëndimor midis palestinezëve dhe forcave izraelite të sigurisë dhe kolonëve. Sipas burimeve të qeverisë palestineze.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme