Netanyahu: Jemi në kulmin e betejës në Gaza

Botë | 3 vite më parë

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu thotë se trupat izraelite janë në “kulmin e betejës” në operacionin e tyre tokësor në Gaza.

“Ne jemi në kulmin e betejës. Ne kemi pasur suksese mbresëlënëse dhe kemi kaluar në periferi të qytetit të Gazës. Ne po përparojmë“, deklaroi Netanyahu.

Ndërkohë, ushtria izraelite ka bërë me dije se po rrethon qytetin e Gazës dhe po “thellon” operacionet e saj atje.

“Ushtarët tanë kanë operuar në qytetin e Gazës ditët e fundit, duke e rrethuar atë nga disa drejtime dhe duke e thelluar operacionin“, tha gjenerallejtënant Herzi Halevi.

Gati gjysma e të gjithë spitaleve në Gaza janë jashtë shërbimit për shkak të bombardimeve dhe mungesës së karburantit, sipas Ministrisë palestineze të Shëndetësisë në Ramallah. Ajo paralajmëroi të mërkurën se spitali më i madh i Gazës, Al Shifa, mund të detyrohet të ndalojë së shpejti funksionimin./ BBC

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme