Stuhia Ciaran godet Evropën Perëndimore, erëra rekord në Francë

Veriu i Evropës është goditur nga stuhia Ciaran që po shoqëroret me erëra të forta dhe reshje të dendura të shiut, duke i marrë jetën një personi në Francë dhe duke çuar në mbylljen e aeroporteve, shërbimeve të transportit publik dhe shkollave në atë vend.
Autoritetet e krahinës së Bretanjës iu kërkuan qytetarëve të qëndronin në shtëpi dhe të shmangni erërat shpejtësia e të cilave shkoi në 207 km në orë. Në Mbretërinë e Bashkuar, ishujt e kanalit dhe disa pjesë të Anglisë jugore janë më të prekurit.
Koorporata britanike transmetimeve raportoi se dritaret e banesave por edhe çatia e një shtëpie ishin shkulur nga era në Xhersi, duke detyruar familjet që banonin në to t’u drejtoheshin hoteleve.
Qindra shkolla janë mbyllur në Anglinë jugore. Atje, si dhe në Skoci dhe Uells janë lëshuar paralajmërime për kushte moti që kërcënojnë jetët.
Në atë vend nga stuhia është prekur qarkullimi rrugor ndërkohë që në aeroportin Schipol të Amsterdamit në Holandë janë anuluar dhjetëra fluturime.
Gazetare E.Pepa
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




