Kundër luftës në Gaza, protestuesit ndërpresin Blinken në seancën dëgjimore të Senatit të SHBA

Protestuesit që bënin thirrje për një armëpushim në Gaza ndërprenë Sekretarin Amerikan të Shtetit Antony Blinken gjatë një seance dëgjimore në Senat. Me pankarta në duar “Jo rrethimit të Gazës”, protestuesit bërtisnin vazhdimisht “armëpushim tani!”
Sekretari i Shtetit bëri një pauzë dhe ligjvënësit u detyruan të pezullonin seancën disa herë. Policia e Kapitolit i nxori shpejt demonstruesit nga dhoma kur ata filluan të bërtasin. 12 persona janë arrestuar.
Gjatë fjalës së tij, Blinken tha se të gjithë janë të përkushtuar për mbrojtjen e jetës civile, por theksoi se ishte “e domosdoshme” që SHBA të qëndronte me aleatët e saj.
“Të gjithë ne jemi të përkushtuar për mbrojtjen e jetës civile. Të gjithë ne e dimë vuajtjen që po ndodh ndërsa flasim, të gjithë jemi të vendosur t’i shohim fundin“, tha ai.
Sekretari Blinken dhe sekretari amerikan i mbrojtjes Lloyd Austin po dëshmojnë në lidhje me kërkesën e Shtëpisë së Bardhë për financimin e sigurisë kombëtare prej 106 miliardë dollarësh, ku përfshihen 14.3 miliardë dollarë për të mbështetur përpjekjet ushtarake të Izraelit kundër Hamasit.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




