Brazil, zbulohet vaksina kundër drogës, bllokon efektet e kokainës në tru

Shkencëtarët në Brazil, konsumatori i dytë më i madh në botë i kokainës, kanë njoftuar zhvillimin e një trajtimi të ri për varësinë ndaj drogës, një vaksinë të quajtur “Kalikscoca”.
Vaksina testuese, e cila ka treguar rezultate premtuese në provat mbi kafshët, shkakton një përgjigje imune që bllokon efektin e kokainës në tru, gjë që studiuesit shpresojnë se do t’i ndihmojë përdoruesit të thyejnë ciklin e varësisë. E thënë ndryshe, kush ka varësi nga droga, nuk do të mund ta përdorë më atë.
Nëse trajtimi i ri merr miratimin e rregullatorëve do të ishte hera e parë që varësia nga kokaina trajtohet duke përdorur një vaksinë, thonë studiuesit në Brazil.
Vaksina funksionon duke nxitur sistemin imunitar të pacientëve për të prodhuar antitrupa që lidhen me molekulat e kokainës, duke i bërë ato shumë të mëdha për të kaluar në tru, ku kjo lloj droge stimulon nivele të larta të kënaqësisë.
Studime të ngjashme janë kryer në Shtetet e Bashkuara, sipasa që sipas Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimin është, konsumatori më i madh i kokainës në botë, por ato ngecën kur provat klinike nuk dhanë rezultate të mjaftueshme.
Gazetare Vjollca Zharri
/ rtsh /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




