Samiti i Paqes në Egjipt/ Diskutime për luftën në Rripin e Gazës

Botë | 3 vite më parë

Egjipti po mban sot një samit paqeje që do të mbledhë së bashku më shumë se 20 liderë botërorë për të diskutuar thellimin e konfliktit midis Izraelit dhe grupit të Hamasit në Gaza.

Lista e të pranishmëve përfshin presidentin egjiptian Abdel Fattah al-Sisi, presidentin palestinez Mahmoud Abbas, sekretarin e jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar James Cleverly, shefin e OKB-së Antonio Guterres, dhe disa krerë shtetesh në rajonin arab, ndër të tjera.

Në samit nuk do të ketë përfaqësues të Izraelit, Hamasit, SHBA-së dhe Iranit. Organizatorët egjiptianë thonë se qëllimi kryesor është një armëpushim. Por pritshmëritë për atë që do të arrihet janë të ulëta, pasi lojtarët kryesorë si Izraeli dhe Irani nuk do të jenë të pranishëm. Egjipti është i vetmi vend që ka një kufi me Gazën që nuk kontrollohet nga Izraeli.

Presidenti egjiptian Abdel Fattah el-Sisi ka nisur fjalimin e tij në hapjen e Samitit të Paqes në Kajro. Ai thotë se ka rënë dakord me presidentin amerikan Joe Biden për të operuar “vazhdimisht” kalimin në Rafah nën mbikëqyrjen e Kombeve të Bashkuara dhe Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze.

“Egjipti nuk e mbylli kalimin Rafah në asnjë moment,” tha el-Sisi. Ai shtoi se bombardimet e përsëritura izraelite në anën palestineze kishin penguar agjencitë humanitare të arrinin në enklavë./AlJazeera/

 

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme