Hyjnë në Gaza kamionët e parë të ndihmës humanitare

Botë | 3 vite më parë

Kalimi në Rafah është hapur, duke bërë të kalojnë kamionët e ndihmës humanitare të cilët ishin në pritje prej ditësh që të hyjnë në pikën kufitare nga Egjipti në Gaza. Është e paqartë se për sa kohë do të qëndrojë i hapur vendkalimi. Izraeli deri më tani ka rënë dakord të lejojë 20 kamionë në Gaza përmes kalimit jugor nga Egjipti.

Ushqimi dhe ilaçet janë thelbësore, por uji dhe karburanti gjithashtu nevojiten dëshpërimisht. Mbi një milion persona të zhvendosur brenda Rripit të Gazës përballen me një situatë të rëndë humanitare, me pak akses në nevojat themelore. 

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë në X se katër nga kamionët e saj do të sjellin ndihma në Gaza, duke përfshirë:

Furnizimet e traumës për 1200 persona

Çanta portative trauma për stabilizim në vend për 235 persona

Mjekimi për sëmundjet kronike për 1500 persona

Furnizimet thelbësore shëndetësore për 300,000 njerëz për tre muaj

Rripi i Gazës ka një popullsi prej 2.3 milionë banorësh.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen tha se hapja e vendkalimit Rafah ishte një “hap i parë i rëndësishëm” për të “zbutur vuajtjet e njerëzve të pafajshëm”. /Aljazeera/

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme