G7: Të shqetësuar për shtimin e trupave ruse në kufi me Ukrainën

Vendet e G7-ës shprehën shqetësimin e tyre të thellë për grumbullimin e shtuar të trupave ruse në kufirin me Ukrainën dhe rajonin e aneksuar të gadishullit të Krimesë.
Raportet e fundit mbi aktivitetin ushtarak rus në dhe përreth Ukrainës dhe shkeljet e armëpushimit kanë shkaktuar shqetësimin ndërkombëtar për shkak se konflikti shtatëvjeçar midis dy vendeve mund të përshkallëzohet përsëri.
“Këto lëvizje në shkallë të gjerë të paparalajmëruar të trupave përfaqësojnë veprimtari kërcënuese dhe destabilizuese”, thanë ministrat e Jashtëm të Kanadasë, Francës, Gjermanisë, Italisë, Japonisë, SHBA dhe Britanisë së Madhe në një deklaratë të përbashkët.
“Ne i bëjmë thirrje Rusisë të ndërpresë provokimet e saj dhe të lehtësojë menjëherë tensionet në përputhje me detyrimet e saj ndërkombëtare”, theksohet në deklaratë.
Në deklaratë, ministrat përsëritën “mbështetjen e tyre të palëkundur për pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht”. /ATSH
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




