Kerry: Europa, partnerja më e mirë e SHBA-së në luftën për klimën

SHBA nuk mund të ketë asnjë partner më të mirë në luftën kundër ndryshimit të klimës, sesa Europa dhe Bashkimi Europian, tha sot në Bruksel i dërguari amerikan për Klimën, John Kerry.
“Ne po përballemi me një krizë të jashtëzakonshme” tha veterani 77-vjeçar i Demokratëve gjatë vizitës që mund të ndihmojë në rivendosjen e marrëdhënieve transatlantike, të acaruara nën administrimin e ish-presidentit amerikan Donald Trump.
Kerry u takua me homologun e tij të Komisionit Europian, zëvendëspresidentin Frans Timmermans, përgjegjës për Klimën dhe presidenten Ursula von der Leyen, midis zyrtarëve të tjerë.
Këto ishin bisedat e para ballë për ballë midis përfaqësuesve të lartë të BE-së dhe SHBA-së, që nga ndryshimi i administratës amerikane në janar.
“Është e mrekullueshme të dish se kemi sërish një mik në Shtëpinë e Bardhë”, iu drejtua Kerry-t von der Leyen Kerry në fillim të bisedimeve.
Të dy, Biden dhe von der Leyen e kanë quajtur veprimin për klimën si një përparësi kryesore të politikës.
Menjëherë pasi Biden mori detyrën, SHBA hyri zyrtarisht në Marrëveshjen e Klimës së Parisit 2015, një veprim i mirëpritur ngrohtësisht nga udhëheqësit europianë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




