Një vaksinë, qoftë kineze apo e huaj, për sa kohë që është e sigurt dhe e besueshme, është vaksinë e mirë. Kështu u shpreh të dielën anëtari i Këshillit të Shtetit dhe ministri i Jashtëm i Kinës Wang Yi, duke vënë në dukje që Kina kundërshton “nacionalizmin e vaksinave” dhe çdo përpjekje për politizimin e vaksinave, njofton CRI

Wang Yi tha se Kina shpreson që të gjitha vendet me kapacitetet e duhura do të ofrojnë vaksina për vendet në nevojë, veçanërisht vendet në zhvillim, dhe njerëzit në të gjitha vendet do të kenë mundësi t’i përdorin këto vaksina, që ato të bëhen vërtet “vaksina të njerëzve”. Ai shprehu dëshirën që vaksinat kineze të krijojnë më shumë besim e shpresë në luftën globale kundër epidemisë.