Papa Françesku po zhvillon një takim simbolik me një nga figurat më të fuqishme në Islamin Shia në ditën e dytë të udhëtimit të tij historik në Irak. Është udhëtimi i parë ndërkombëtar i Papës që nga fillimi i pandemisë  dhe vizita e parë papnore në Irak. Covid-19 dhe frika e sigurisë e kanë bërë këtë udhëtimin më të rrezikshëm të Papës deri më tani, raporton BBC. Udhëheqësi 84-vjeçar i kishës katolike më herët u tha gazetarëve se ai ndjehej “i detyruar” të bënte udhëtimin “emblematik”, gjatë së cilit do të vizitonte  disa vende në Irak. Bisedimet e Papës me klerikun kryesor Shia 90-vjeçar ka të ngjarë të përqendrohen në çështje ndërfetare të tilla si pakica e krishterë në Irak, të cilët janë goditur nga valët e dhunës që nga pushtimi i Irakut i udhëhequr nga SHBA në 2003.