Tërmeti shkund Zelandën e Re, alarm për cunami pas goditjes prej 8.1 ballës

Një tërmet me magnitudë 8.1 ballë goditi mëngjesin e kësaj të hëne Zelandës Re. Tërmeti u rregjistrua në ishujt Kermadec, duke shkaktuar një alarm për cunami për rajonin. Sipas Sërbimit Gjeologjik të SHBA-së, tërmeti goditi ishujt Kermadec në orën 7:28 pasdite, në një thellësi prej 19.4 kilometra.
Por Agjencia Kombëtare e Menaxhimit të Emergjencave të Zelandës së Re tha se dridhja ishte me magnitudë 8.0.
Agjencia lëshoi një paralajmërim për cunami për verilindjen e Zelandës së Re pranë rajonit të ishujve Kermadec pas tërmetit të dytë të fuqishëm në më pak se gjashtë orë. “Njerëzit pranë bregdetit në zonat e mëposhtme duhet të lëvizin menjëherë në tokën më të afërt të lartë, nga të gjitha zonat e evakuimit të cunamit ose sa më shumë të jetë e mundur në brendësi. Mos qëndroni në shtëpi”, tha agjencia në një njoftim.
Më herët, një tërmet me magnitudë 7.3 goditi Zelandën e Re, duke shkaktuar një paralajmërim për cunami në zonat bregdetare.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




