Mete takon Presidentin e Mastercard Europe, diskutime mbi rritjen e pagesave digjitale

Ekonomi | 2 vite më parë

Ministri i Financave, Ervin Mete, priti në një takim Presidentin e kompanisë Mastercard për Europën, Mark Barnett, ku u diskutua mbi zhvillimet në drejtim të digjitalizimit dhe pagesave elektronike në vendin tonë.

Po ashtu u diskutua edhe mbi mundësitë e rritjes së prezencës së Mastercard në Shqipëri. Bazuar në të dhënat e analizuara nga Mastercard lidhur me fluturimet e programuara për periudhën qershor-gusht 2024, Tirana rezulton destinacioni i tretë më i preferuar në Botë, pas Mynihut dhe Tokios.

Në këtë drejtim, Presidenti i Mastercard Europe shprehu interesin e kompanisë për të bashkëpunuar me qeverinë shqiptare, duke e vlerësuar Shqipërinë si një treg me potencial të lartë në rajon sa i përket digjitalizimit dhe në veçanti rritjes së pagesave elektronike.

Barnett shprehu gadishmërinë për të mbështetur përpjekjet e qeverisë në funksion të rritjes së digjitalizimit, reduktimit të pagesave cash dhe uljes së informalitetit.

Ministri Mete theksoi se Shqipëria ka avancuar sa i përket përmbushjes së kritereve për anëtarësimin në Tregun Unik të Pagesave në Euro (SEPA), si pjesë integrale e Planit të Rritjes për vendet e Ballkanit Perëndimor, të hartuar nga Komisioni Evropian, gjë për të cilën tashmë është bërë aplikimi paraprak.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme