Samiti i Ballkanit Perëndimor, Spajiq: Akademi për ricertifikimin e produkteve të rajonit drejt BE

Ekonomi | 3 vite më parë

Një treg i përbashkët rajonal, unifikim të procedurave doganore, krijimi i korsive të gjelbra dhe përfarimi i standardeve të rajonit me BE në zhvillimin ekonomik dhe të kapitalit njerëzor ishte mesazhi që kryeministri i ri i Malit të Zi, Milojko Spajiq (Milojko Spajic), dha në nisje të Samitit të për Ballkanin Perëndimor–BE që po zhvillohet në Kotor të Malit të Zi.

Spajiq e ka cilësuar Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor si një plan me vizion të gjerë, ku BE do të japë 6 miliardë euro për reformat që lidhen për zhvillimin ekonomik të vendeve të rajonit dhe afrimin e tregjeve të rajonit me atë të BE.

Kryeministri Spajiq tha se duhet përmirësim i kuadrit tatimor dhe harmozimin i proceduarave doganoreve mes vendeve të rajoni si pjesë e zhvillimit ekonomik, ndërsa shtoi se duhet ngritur një akademi që produktet e rajonit të certifikohen për tregjet e BE.

“Çuarja para e tregut të përbashkët rajon mbetet kyç drejt standardeve të BE. Mirëpresim nismën për korsitë e gjelbra dhe përmirësimin e bashkëpunimit të kuadrit tatimor dhe harmonizimin i procedurave doganore. Plani i rritjes parashikon përmirësimin e qarkullimit të mallrave në rajon dhe përfshirjen e tyre në zinxhirin e tregjeve të Evropës. Produktet tona duhen certifikuara kur kalojnë në tregjet e BE. Kjo kërkon kohë, është e kushtueshme dhe pengesë për tregtinë dhe ngritja e një akademie për të mbështetur këtë lëvizje do të jetë e jashtëzakonshme dhe ky takim do na sjellë më afër kësaj,” tha Spajiq.

Teksa vlerësoi Planin e Rritjes së Ballkanit Perëndimor, kryeministri Spajiq kërkoi që BE të bëjë edhe më shumë në zhvillimin e infrastrukturës në të gjithë rajonin për një bashkëlidhje edhe më të mirë të ekonomive dhe tregtisë, por edhe fuqizimin e kapitalit njerëzor si faktor kyç në zbatimin e reformave.

“Në mjedisin ekonomik theksoj rëndësinë e ndihmës së BE lidhur me infrastrukturën që duhet të rritet në kuadër të Planit të Rritjes së Ballkanit Perëndimor. Energjia e pastër, zhvillimi i transportit dhe lehtësimi i tregjeve është në ambicione e rajonit dhe të Malit të Zi. Investimi në kapitalin njerëzor është shumë i rëndësishëm gjithashtu në zhvillimin e reformave dhe ekonomisë”, deklaroi shefi i qeverisë malazeze.

Në samitin që po zhvillohet nën logon “Një rajon, vizion i përbashkët” në Kotor, i pranishëm është edhe kryeministri Edi Rama, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Talat Xhaferri i Maqedonisë së Veriut. Në këtë samit marrin pjesë edhe Komisioneri Evropian për Fqinjësinë dhe Zgjerimin Oliver Varhei (Várhelyi) dhe Ndihmës sekretari i Shtetit amerikan për Evropën dhe Eurazinë, Xhejms O Brajen (James O’Brien). 

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme