“Merano Wine Festival” vjen në Tiranë, 650 kantina dhe 3 mijë operatorë nga e gjithë bota

Ekonomi | 3 vite më parë

“Festivali i Verës Merano”, një traditë italiane që daton nga viti 1992 do të zbresë këtë vit në Tiranë. 

Ekspertë nga e gjithë bota, prodhues të verës, degustues, por edhe vizitorë të pasionuar takohen në këtë aktivitet gastronomik ndërkombëtar, për të shijuar dhe vlerësuar verërat, por edhe specialitete të tjera kryeqytetin shqiptar, do të mblidhen tek Pazari i Ri, në fundjavën e 11 dhe 12 majit..

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro, ndau në rrjete sociale pamje nga video prezantuese e këtij aktiviteti të rëndësishëm. 

Ajo njoftoi se “Merano Wine Festival”, është një prej panaireve më të rëndësishëm ndërkombëtar të verërave. Panairi ka mbi 650 kantina, rreth 7000 vizitorë dhe 3000 operatorë e distributorë nga e gjithë bota”.

Eksperienca disavjeçare e “Festivalit të Verës Merano” do të japë frytet e saj edhe në Shqipëri duke shërbyer si një katalizator për diversifikimin e kësaj industrie që po zhvillohet me trend në rritje në Shqipëri.

/ rtsh.al /

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme