Fotovoltaikët, tjetër aplikim në MIE për impiant 21 MW në Sheq Marinas

Ekonomi | 3 vite më parë

Aplikimet për projekte impiantesh forovoltaike në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë kanë vijuar edhe gjatë muajit mars.

Në një publikim të datës 11 mars, MIE bëri të ditur se një tjetër subjekt ka aplikuar për ndërtimin e një impianti fotovoltaik me kapacitet të instaluar 21 MW, për prodhimin e energjisë elektrike nga burime të rinovueshme. Vendndodhja e tij është në fshatin Sheq Marinas, Bashkia Fier, Qarku Fier.

Nëse miratohet, projektit nuk i garantohet blerja e energjisë nga shteti, por do ta shesë atë në treg të lirë.

Përfitimi i shtetit në këtë rast është një sasi fikse energjie që përcaktohet në kontratë si “tarifë konceisonare” dhe që mund të paguhet edhe në lekë në një vlerë të barazvlefshme.

Interesi për energjinë diellore vijon të mbetet i lartë globalisht, nxitur nga politikat për tranzicionin e gjelbër. 

Për Shqipërinë kjo shpërfaqje më e theksuar këto kohë ka të bëjë me faktin që projektet që po dalin në skenë tani janë të ideuar gjatë periudhës së krizës kulmi i së cilës ishte në vitin 2022.

Më herët në janar dhe shkurt pranë MIE u paraqitën dhjetë aplikime për impiante fotovoltaikë me kapacitet të instaluar që varionte nga 25 -100 MW, të cilat në total përbëjnë 383 MW.

/ rtsh.al /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme