Turqia, surpriza e sezonit turistik 2023, rritja me 110%

Ekonomi | 3 vite më parë

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro zhvilloi një takim me Ministrin e Kulturës dhe Turizmit të Turqisë, Mehmet Nuri Ersoy.

Takimi u zhvillua gjatë pjesëmarrjes në panairin e turizmit ITB në Berlin.

Kumbaro u shpreh se, “nga përvoja e Turqisë kemi shumë për të mësuar në drejtim të shërbimeve dhe standardeve në turizëm dhe jo vetëm”.

“Rritja me +110% e vizitorëve nga Turqia ishin surpriza e sezonit turistik 2023, një trend që po vijon edhe në vitin 2024 ku vetëm për muajin janar pritëm mbi 11.000 vizitorë nga ky vend”, theksoi Kumbaro.

/ rtsh.al /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme