Fonde bashkive që performojnë mirë, eEkspertët: Performanca nuk matet, pozitive rritja e pagave

Kryeministri Edi Rama mblodhi në Shkodër gjatë fundjavës krerët e bashkive dhe kabinetin qeveritar për të kaluar në sitë financat e pushtetit vendor.
Ky takim është parë ndryshe në optikën e ekspertëve të çështjeve të pushtetit vendor. Për ta është për t’u vlerësuar iniciativa për të përmirësuar funksionimin e pushtetit vendor.
“Kjo lloj mënyre organizimi diskutimi ishte më i mira për t’i adresuar të gjithat problematikat dhe çështjet që shqetësojnë qeverisjen vendore”, u shpreh ekspertja Adelina Farrici.
Për ekspertin Agron Haxhimalin, matja e performacës së bashkive duhet, por nuk ka asnjë vlerë nëse nuk ka një njësi matjeje për ta.
“Kush janë indikatorët që do ta masin atë, a kemi një set standartesh shërbimesh publike apo administrative me të cilën duhen të njiheni si kjo qeverisje vendore me qëllim që ta matin veten e tyre. Në këto raste penalizimi shkon për administratën. Ne problemin e kemi mos të penalizohen qytetarët” u shpreh ekperti Haxhimali.
Ndërkohë që ndryshimi i shtrukturës së pagave të bashkive për ekspertën Farrici është pozitive pasi do të sjellë për bashkitë mundësinë e tërheqjes së personelit të kualifikuar.
Takime të tilla për ekspertet e pushtetit vendor janë të dobishme të jenë më të shpeshta për të rishikuar edhe rezultatet e arritura.
Gazetare: Amela Koçerri
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




