Tregu i punës pa barriera, hyn në fuqi marrëveshja në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut dhe Serbi

Ekonomi | 3 vite më parë

Qytetarët e tre vendeve në rajon mund të lëvizin lirshëm në secilin prej tyre me qëndrim deri në dy vjet për arsye punësimi.

Pas nënshkrimit pak kohë më parë, ka hyrë në fuqi Rregullorja për Lëvizjen e Lirë të të punësuarve në Maqedoninë e Veriut, Serbi dhe Shqipëri.

Sipas saj, qytetarët e këtyre tre vendeve nuk do të kenë më nevojë për leje pune, por do të duhet të marrin numrin e identifikimit “Ballkan i hapur” për portalet e shërbimeve elektronike, me të cilin aplikojnë më tej për akses falas në tregun e punës.

Kjo mundësi që shoqërohet me një kohë qëndrimi deri në dy vjet, ka ngjallur interesim, citohen të kenë thënë agjenci të ndryshme punësimi në rajon. 

Besimi është që mundësia e ligjshme do të shkurtojë procedurat burokratike, humbjen e panevojshme të kohës dhe energjisë në procese të caktuara me efekt financiar dhe dekurajues që ndodhte në praktikat e së kaluarës.

Marrëveshja u nënshkrua më 3 nëntor 2022 nga 6 vende në kuadrin e Procesit të Berlinit dhe parashikonte një kohë fillimi të zbatimit prej 18 muajsh.

Gazetare: Entela Komnino

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme