Panele diellore për ngrohjen e ujit, në mars çelen aplikimet

Në fillim të marsit do të çelen aplikimet për subvencionimin e paneleve diellore për ngrohjen e ujit.
Masa e subvencioneve do të jetë 70 përqind.
Prej tyre do përfitojnë të paktën 2 mijë familje në gjithë Shqipërinë.
Autoritetet thonë se procedurat e aplikimit do të jenë të thjeshta.
Janë të shumta familjet në qytetin e Korçës që në thirrjen e parë, kanë përfituar në masën 70% të kostos së instalimit.
Tashmë ato paguajnë deri në 2 mijë lekë më pak në faturën e energjisë elektrike.
Kjo nismë e ndërmarrë që prej vitit 2022 ka si qëllim kursimin e energjisë elektrike si dhe diversifikimin e burimeve përmes përdorimit të energjisë diellore
Gazetare: G. Sali
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




