Ligji për tatimin mbi të ardhurat, akti normativ thjeshton zbatimin për administratën dhe tatimpaguesit

Ekonomi | 3 vite më parë

Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut u mbodh për të dhënë mendimin e tij për disa ndryshime në lidhje me Aktin Normativ Nr. 7, “Për Tatimin mbi të ardhurat”.

Akti u prezantua nga zv.Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Vasilika Vjero, e cila nënvizoi rëndësinë e këtij akti normativ duke mos krijuar detyrime shtese.

“Këto deklarata nuk cenojnë detyrimet tatimore të tatimpaguesve, nuk i pengojnë të kryejnë detyrimet e tyre. Akti siguron taksimin e siguracioneve, duke filluar nga janari i këtij viti, për të siguruar që profesionet e lira që do të hyjnë në taksim të kenë të njëjtët formularë,” tha Vjero. 

Relatuesi i këtyre ndryshimeve, deputeti Saimir Hasalla theksoi se ndryshimet garantojnë vijueshmërinë e procesit të deklarimit.

“Me qëllim që të gjitha objektet e tatim paguesit që preken nga ky ligj, do të mund të mund të vijojnë normalisht deklarimet e tyre tatimore,” tha Hasalla.

Për kryetaren e Komisionit, urgjenca me të cilën paraqitet ky akt është në përputhje me Kushtetutën, çka përligj miratimin e këtij akti dhe rregullon një situatë që i vjen në ndihmë administratës dhe tatimpaguesve.

RTSH


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme